Radio Rinia

Vanesa Sadiku & Adelina Tërshan (Wh.)

Sendetermin 15.03.2024 01:00 bis 03:00
K P R sq
Talk/Diskurs

 

Të ftuar ne studio kemi vogëlushen 10-vjeçare Vanesa Sadiku, e cila po shquhet për talentin e saj të jashtëzakonshëm në fushën e muzikës dhe performancës artistike. Me origjinë nga Kosova ajo tani jeton në Graz dhe është anëtare e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve "Hyjnesha".
Vanesa ka filluar rrugëtimin e saj në muzikë që në moshën 7-vjeçare dhe tashmë ka krijuar 3 këngë origjinale dhe dy covera nga artistë të njohur si Leonora Jakupi dhe Shkurte Fejza.
Përveç pasionit të saj për muzikën, ajo ka fituar disa çmime, brenda dhe jashtë vendit, që e bëjnë të dallojë në skenën e muzikës dhe talenteve të reja.
Me pjesëmarrjen e saj në Ansamblin "Hyjnesha", Vanesa po eksploron dimensione të reja të artit tradicional dhe shprehjes së talentit nëpërmjet këngëve dhe valleve. Ajo tashmë ka bërë hapa të rëndësishëm në botën e muzikës dhe po tregon se edhe në moshë të re mund të shkëlqejë me pasionin dhe talentin e saj.
Në të njëjtën kohë, Vanesa është bërë një blogere e njohur dhe ka përfaqësuar disa kompani në reklama, duke e shfaqur shkëlqimin e saj edhe në fushën e marketingut.
Për dëgjuesit që jetojnë jashtë Graz-it, mund të ndiqni transmetimin në internet në Radio Helsinki - Radio Graz në lidhjen: https://helsinki.at/livestream
Ndërkaq, për të ndjekur ngjarjet dhe lajmet më të fundit, ndiqni Radio Rinia në rrjetet sociale, duke i gjetur në Facebook me emrin "radio rinia dëgjo shqip" dhe në Instagram me emrin "radiorinia".
Në fund, përcjellim një urim të veçantë për 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, dhe festat e Marsit duke shprehur gëzim dhe respekt për këto ngjarje të rëndësishme historike.
 
8 Marsi, e njohur ndryshe si Dita Ndërkombëtare e Gruas, është një festim global i arritjeve sociale, ekonomike, kulturore dhe politike të grave, duke u përqëndruar gjithashtu në ngritjen e ndërgjegjësimit për çështjet e barazisë gjinore dhe të drejtat e grave. Edhe në këtë 8 Mars, jemi përballur me lajme të trishta për vrasje, shantazh, dhe dhunim të grave në vendet tona.
Në pjesën e dytë të emisionit "Radio Rinia – Dëgjo Shqip" të kësaj të dielë, nga ora 13:00 deri në 14:00, do të fokusohemi pikërisht në këto tema. Për të biseduar për pozitën dhe sfidat e gruas shqiptare dhe më gjerë, kemi ftuar Adelina Tërshanin. Adelina është poete, aktore dhe aktiviste për të drejtat e njeriut dhe të grave. Ajo është një ndër figurat më të zëshme dhe aktive në Kosovë në luftën për barazi gjinore. Zëri i saj kritik ka tërhequr vëmendjen e shoqërisë në realitetin e vështirë të jetës së grave.
 
 
Emisoni moderohet nga
Znj. Artiola Kajtazi
 
 

Information zur Sendereihe

Radio Rinia
Informationen & Musik in albanischer Sprache


Das in albanischer Sprache gestaltete Programm bietet Informationen über die albanische Gemeinschaft und seine Aktivitäten in der Steiermark. Der Schwerpunkt liegt auf Integration und es sollen Werte wie soziale Gerechtigkeit, respektvoller Umgang - auch mit Andersdenkenden, kritisches Denken und selbstbestimmte Gesellschaft vermittelt werden, sowie der Pflege unserer Musik und Kultur – welche als Brücke und Menschen verbindet – dienen. Gespräche mit Gästen aus allen Bereichen des Lebens bieten uns die Möglichkeit, einander näher kennenlernen und durch Telefonanrufe oder das Internet gibt es die Möglichkeit, Teil dieses Gesprächs zu werden und es mitzugestalten. Natürlich liegt unser Schwerpunkt im albanischen Programm in der Integration, aber ohne die eigene Kultur und das eigene Gedankengut zu verlieren, sondern durch sie zu neuen Fähigkeiten zu kommen, die uns dann ermöglichen, die Sprache dieses Landes zu verstehen und damit auch die Kultur und Gesetze der Republik Österreich kennenzulernen und auch mitzugestalten. Radio-Rina, das Radioprogramm in albanischer Sprache auf Helsinki FM 92.6 ist die gemeinsame Stimme der albanischen Vereine in der Steiermark „KAVSt“ Koordinationsrat der Albanischen Vereine in der Steiermark.

Radio Rina-Degjo Shqip
Te dieleve, çdo jave, 12.00 - 14.00

Nga fillimi i qershorit 2024:
Të shtunave, çdo javë, 17:00 - 18:00
Të dielave, çdo javë, ora 12:00 - 13:00

Informacion & Musikë ne gjihën shqipe
Programi ne gjuhën shqipe, ofron informacione për komunitetin shqiptar dhe për organizimet e saj në Steiermark dhe me gjerë. Nje theks i veçant i kushtohet integrimit, barazisë sociale e gjinore, trajtimit të ndërsjelltë me ata qe mendojnë ndryshe, mendimit kritik dhe vetëorganizimit të shoqerisë, kultivimin e kulturës dhe muzikës sonë shqiptare që shërben si urë lidhëse ndërmejt njerëzve. Bisedat me të ftuar nga të gjitha sferat e jetës mundësojne afrimin, bashkëbisedimin dhe njoftimin ndër ne. Gjithashtu kemi mundësinë që me anë të lidhjeve telefonike dhe internetit te bëhemi pjesë e debatit. Tema kryesore e programit në gjuhën shqipe padyshim eshte integrimi i komunitetit shqiptarë këtu ku ne jetojmë, por jo duke humbur gjuhën, kulturen dhe vlerat tona shpirtërore kombëtare. por duke i kultivuar ato dhe nëpërmjet tyre të aftësohemi dhe të krijojmë atë vlerë njerëzore e cila është në gjendje të mësoj gjuhën dhe traditat e vendit ku jeton dhe të bëhet pjese aktive e jetës së perditshme. Radio Rina-Degjo Shqip ne valët 92,6 FM Radio Hlesinki eshte zëri i perbashkët i shoqatave shqiptare ne Steiermark të bashkuara ne: KKShShSt. „Keshillin Koordienus te Shoqatave Shqiptare ne Steiermark“.

Keshillin Koordienus te Shoqatave Shqiptare ne Steiermark

 

Koordinationsrat der Albanischen Vereine in der Steiermark
Email: kkshshst@hotmail.com


Teile diese Seite!