Radio Rinia
Forca e Nënës Shqiptare: Historia e Zojës Vjollca!
Sendetermin 28.04.2024 12:00 bis 14:00
Në zemër të qytetit të Gracit, në këtë qytet të njohur për kulturën dhe diversitetin e tij, jeton një heroinë e padiskutueshme, Zoja Vjollca nga Prishtina. Historia e saj është një rrëfim i fortë i rezistencës, solidaritetit dhe guximit të një gruaje shqiptare.
Zoja Vjollca nuk është thjesht një emër, por një simbol i forcës dhe humanizmit. Jeton për shumë vite në qytetin e studentëve të Grazit, duke u bërë një pikë referimi për të gjithë ata studentet/familje që e kishin nevojë. Origjina e saj nga Prishtina e bën atë të ketë një lidhje të veçantë me identitetin shqiptar, të cilin e përfaqëson me krenari dhe guxim.
Në çdo hap të jetës së saj, Zoja Vjollcë ka shfaqur një karakter të fortë dhe një shpirt të madh të humanizmit. Përballë sfidave të jetës, ajo nuk ka hezituar të vendosë për të mirën e familjes dhe komunitetit të saj. Pas tërheqjes nga Kosova në vitet e dhunshme të vitit 1989, ajo gjeti strehim dhe shpresë në Austri, duke bërë Gracin shtëpi të saj.
Në këtë rrugëtim të paharrueshëm, Zoja Vjollca nuk është vetëm një nënë, por edhe një udhëheqëse dhe një frymëzuese. Me tre fëmijët e saj, ajo ka ndërtuar një jetë të suksesshme, duke i frymëzuar ata për të ndjekur ëndrrat e tyre me guxim dhe përkushtim. Dashuria dhe kujdesi i saj për mbesat dhe nipat e bën atë të jetë një gjyshe te jashtëzakonshme, që transmeton vlerat dhe traditat e saj me krenari.
Por përtej rolit të saj si nënë dhe gjyshe, Zoja Vjollca ka një pasion të thellë për kulturën dhe muzikën shqiptare. Si një mbledhëse e këngëve të vjetra qytetare, ajo ruajti dhe promovon trashëgiminë muzikore të kombit të saj me dashuri dhe kujdes të veçantë.
Zonja Vjollca është një shembull i qartë se forca dhe guximi i një gruaje shqiptare nuk njeh kufij. Përmes historisë së saj, ajo na mëson se me solidaritet, guxim dhe dashuri, çdo sfidë mund të tejkalohet
Për të përjetuar më shumë nga historia e Zonjës Vjollca dhe për të marrë frymë nga frymëzimi i saj, ju ftojmë të dëgjoni intervistën e saj në Radio Helsinki më datën 28.04.24 në orën 13:00 në frekuencat 92.6 MHz. Ndërkaq, për ata që jetojnë jashtë Grazit, mund të na ndiqni edhe në rrjetet sociale si Facebook dhe në internet në Radio Helsinki - Freies Radio Graz në linkun: www.helsinki.at/livestream
Moderon
Fatos Kryeziu

Information zur Sendereihe
Das in albanischer Sprache gestaltete Programm bietet Informationen über die albanische Gemeinschaft und seine Aktivitäten in der Steiermark. Der Schwerpunkt liegt auf Integration und es sollen Werte wie soziale Gerechtigkeit, respektvoller Umgang - auch mit Andersdenkenden, kritisches Denken und selbstbestimmte Gesellschaft vermittelt werden, sowie der Pflege unserer Musik und Kultur – welche als Brücke und Menschen verbindet – dienen. Gespräche mit Gästen aus allen Bereichen des Lebens bieten uns die Möglichkeit, einander näher kennenlernen und durch Telefonanrufe oder das Internet gibt es die Möglichkeit, Teil dieses Gesprächs zu werden und es mitzugestalten. Natürlich liegt unser Schwerpunkt im albanischen Programm in der Integration, aber ohne die eigene Kultur und das eigene Gedankengut zu verlieren, sondern durch sie zu neuen Fähigkeiten zu kommen, die uns dann ermöglichen, die Sprache dieses Landes zu verstehen und damit auch die Kultur und Gesetze der Republik Österreich kennenzulernen und auch mitzugestalten. Radio-Rina, das Radioprogramm in albanischer Sprache auf Helsinki FM 92.6 ist die gemeinsame Stimme der albanischen Vereine in der Steiermark „KAVSt“ Koordinationsrat der Albanischen Vereine in der Steiermark.
Radio Rina-Degjo Shqip
Te dieleve, çdo jave, 12.00 - 14.00
Nga fillimi i qershorit 2024:
Të shtunave, çdo javë, 17:00 - 18:00
Të dielave, çdo javë, ora 12:00 - 13:00
Informacion & Musikë ne gjihën shqipe
Programi ne gjuhën shqipe, ofron informacione për komunitetin shqiptar dhe për organizimet e saj në Steiermark dhe me gjerë. Nje theks i veçant i kushtohet integrimit, barazisë sociale e gjinore, trajtimit të ndërsjelltë me ata qe mendojnë ndryshe, mendimit kritik dhe vetëorganizimit të shoqerisë, kultivimin e kulturës dhe muzikës sonë shqiptare që shërben si urë lidhëse ndërmejt njerëzve. Bisedat me të ftuar nga të gjitha sferat e jetës mundësojne afrimin, bashkëbisedimin dhe njoftimin ndër ne. Gjithashtu kemi mundësinë që me anë të lidhjeve telefonike dhe internetit te bëhemi pjesë e debatit. Tema kryesore e programit në gjuhën shqipe padyshim eshte integrimi i komunitetit shqiptarë këtu ku ne jetojmë, por jo duke humbur gjuhën, kulturen dhe vlerat tona shpirtërore kombëtare. por duke i kultivuar ato dhe nëpërmjet tyre të aftësohemi dhe të krijojmë atë vlerë njerëzore e cila është në gjendje të mësoj gjuhën dhe traditat e vendit ku jeton dhe të bëhet pjese aktive e jetës së perditshme. Radio Rina-Degjo Shqip ne valët 92,6 FM Radio Hlesinki eshte zëri i perbashkët i shoqatave shqiptare ne Steiermark të bashkuara ne: KKShShSt. „Keshillin Koordienus te Shoqatave Shqiptare ne Steiermark“.
Keshillin Koordienus te Shoqatave Shqiptare ne Steiermark
Koordinationsrat der Albanischen Vereine in der Steiermark
Email: kkshshst@hotmail.com