Radio Rinia
Erind Devaja & Arjana Beluli
Sendetermin 12.05.2024 12:00 bis 14:00Edhe këtë të dielë sjellim një dy figura të jashtëzakonshme në Radio Helsinki.
Erind Devaja, një student i dalluar nga Universiteti i Grazit - drejtimi Administrim Biznesi, si dhe një aktivist i përkushtuar, na sjell me vete një histori frymëzuese të suksesit dhe mosdorëzimit.
Me një pasion për dije dhe zhvillim personal, me një portofol të pasur në fushën akademike dhe më gjerë, si dhe një angazhim të pashoq në studime dhe në komunitet, Erindi është një shembull i përkushtimit dhe disiplinës që na inkurajon të shohim përpara me optimizëm dhe besim.
Për të mësuar më tepër nga rrugëtimi i tij drejt suksesit, duke përfshirë sfidat dhe përvojat personale, ju ftojmë të dëgjoni intervistën e tij në Radio Helsinki më 12 maj në orën 12:00.
Në pjesën e dytë të programit, në orën 13:00, studios tonë i bashkangjitet Arjana Beluli, një eksperte në trajtimin e fëmijëve me Autizëm. Arjana, tashmë studente e masterit në Universitetin e Gracit, vjen me një përvojë prej 6 vitesh në fushën e trajtimit të autizmit.
Gjatë karrierës së saj, Arjana ka punuar me pasion dhe përkushtim në terapinë e fëmijëve me autizëm, duke përdorur metoda dhe forma të ndryshme të trajtimit, duke filluar nga ato më të njohurat deri te ato më inovative.
Në diskutimin tonë me Arjanën, do të eksplorojmë temat e rëndësishme që lidhen me autizmin, duke filluar nga këshillat për të kuptuar dhe trajtuar këtë spektër. Së bashku do të flasim për stereotipet që rrethojnë autizmin, duke sfiduar paragjykimet dhe duke përhapur informacionin e saktë për të promovuar vetdijësimin e shoqërisë.
Gjithashtu, do të shqyrtojmë sfidat që përballen prindërit dhe fëmijët me autizëm në jetën e tyre të përditshme, si dhe rëndësinë e një angazhimi të plotë të shoqërisë në mbështetjen dhe integrimin e tyre.
Për të dëgjuar më shumë nga këto dy intervista shumë interesante, ju ftojmë të na ndiqni në Radio Helsinki më datën 12 maj, në frekuencat 92.6 MHz, nën moderimin e Artiola Kajtazit. Ndërkohë, për ata që jetojnë jashtë Grazit, mund të na ndiqni drejtpërdrejt në linkun: www.helsinki.at/livestream
Information zur Sendereihe
Das in albanischer Sprache gestaltete Programm bietet Informationen über die albanische Gemeinschaft und seine Aktivitäten in der Steiermark. Der Schwerpunkt liegt auf Integration und es sollen Werte wie soziale Gerechtigkeit, respektvoller Umgang - auch mit Andersdenkenden, kritisches Denken und selbstbestimmte Gesellschaft vermittelt werden, sowie der Pflege unserer Musik und Kultur – welche als Brücke und Menschen verbindet – dienen. Gespräche mit Gästen aus allen Bereichen des Lebens bieten uns die Möglichkeit, einander näher kennenlernen und durch Telefonanrufe oder das Internet gibt es die Möglichkeit, Teil dieses Gesprächs zu werden und es mitzugestalten. Natürlich liegt unser Schwerpunkt im albanischen Programm in der Integration, aber ohne die eigene Kultur und das eigene Gedankengut zu verlieren, sondern durch sie zu neuen Fähigkeiten zu kommen, die uns dann ermöglichen, die Sprache dieses Landes zu verstehen und damit auch die Kultur und Gesetze der Republik Österreich kennenzulernen und auch mitzugestalten. Radio-Rina, das Radioprogramm in albanischer Sprache auf Helsinki FM 92.6 ist die gemeinsame Stimme der albanischen Vereine in der Steiermark „KAVSt“ Koordinationsrat der Albanischen Vereine in der Steiermark.
Radio Rina-Degjo Shqip
Te dieleve, çdo jave, 12.00 - 14.00
Nga fillimi i qershorit 2024:
Të shtunave, çdo javë, 17:00 - 18:00
Të dielave, çdo javë, ora 12:00 - 13:00
Informacion & Musikë ne gjihën shqipe
Programi ne gjuhën shqipe, ofron informacione për komunitetin shqiptar dhe për organizimet e saj në Steiermark dhe me gjerë. Nje theks i veçant i kushtohet integrimit, barazisë sociale e gjinore, trajtimit të ndërsjelltë me ata qe mendojnë ndryshe, mendimit kritik dhe vetëorganizimit të shoqerisë, kultivimin e kulturës dhe muzikës sonë shqiptare që shërben si urë lidhëse ndërmejt njerëzve. Bisedat me të ftuar nga të gjitha sferat e jetës mundësojne afrimin, bashkëbisedimin dhe njoftimin ndër ne. Gjithashtu kemi mundësinë që me anë të lidhjeve telefonike dhe internetit te bëhemi pjesë e debatit. Tema kryesore e programit në gjuhën shqipe padyshim eshte integrimi i komunitetit shqiptarë këtu ku ne jetojmë, por jo duke humbur gjuhën, kulturen dhe vlerat tona shpirtërore kombëtare. por duke i kultivuar ato dhe nëpërmjet tyre të aftësohemi dhe të krijojmë atë vlerë njerëzore e cila është në gjendje të mësoj gjuhën dhe traditat e vendit ku jeton dhe të bëhet pjese aktive e jetës së perditshme. Radio Rina-Degjo Shqip ne valët 92,6 FM Radio Hlesinki eshte zëri i perbashkët i shoqatave shqiptare ne Steiermark të bashkuara ne: KKShShSt. „Keshillin Koordienus te Shoqatave Shqiptare ne Steiermark“.
Keshillin Koordienus te Shoqatave Shqiptare ne Steiermark
Koordinationsrat der Albanischen Vereine in der Steiermark
Email: kkshshst@hotmail.com