Radio Rinia

Intervistë me Pritë Bytyçin

Sendetermin 26.05.2024 12:00 bis 14:00
K P R sq
Talk/Diskurs

Këtë të diel, nga ora 12:00, kemi kënaqësinë të mirëpresim si mysafir një figurë të shquar në fushën e arsimit dhe komunikimit ndërkulturor - Pritë Bytyçi. Prita është një ligjëruese e gjuhës angleze dhe shkrimtare e pasionuar me një përvojë prej 12 vitesh në mesimdhenien e Gjuhës Angleze. Ajo shërben si ligjëruese në Universitetin St. Gallen në Zvicër, ku ligjon lëndët për Anglishten në Biznes dhe Anglishten Akademike. Përveç kësaj, ajo shkruan artikuj për Prishtina Insights, ku nëpërmjet shkrimeve të saj përpiqet të informojë publikun për çështje shoqërore të rëndësishme që rrallë përfshihen në diskurse publike.

Prita dallohet për metodat e saj inovative të mesimdhenies, duke përfshirë integrimin e teknologjisë informative dhe inteligjencës artificiale në ligjëratat e saj. Ajo ka kontribuar në zhvillimin dhe zbatimin e kurrikulave të reja, duke përdorur njohuritë e saj të thella në dizajnimin dhe zhvillimin e kurrikulës, si dhe ekspertizën e saj në botën e teknologjisë informative.

Këtë të diel në Radio Helsinki, ajo do të ndajë me dëgjuesit rrugëtimin e saj drejt suksesit dhe vizionin e saj për arsimin dhe komunikimin ndërkulturor. Për të dëgjuar më shumë nga kjo intervistë interesante, ju ftojmë të na ndiqni në Radio Helsinki më datën 26 maj, nga ora 12:00, në frekuencat 92.6 MHz, nën moderimin e Artiola Kajtazit. Ndërkohë, për ata që jetojnë jashtë Gracit, mund të na ndiqni drejtpërdrejt në linkun: www.helsinki.at/livestream 

Information zur Sendereihe

Radio Rinia
Informationen & Musik in albanischer Sprache


Das in albanischer Sprache gestaltete Programm bietet Informationen über die albanische Gemeinschaft und seine Aktivitäten in der Steiermark. Der Schwerpunkt liegt auf Integration und es sollen Werte wie soziale Gerechtigkeit, respektvoller Umgang - auch mit Andersdenkenden, kritisches Denken und selbstbestimmte Gesellschaft vermittelt werden, sowie der Pflege unserer Musik und Kultur – welche als Brücke und Menschen verbindet – dienen. Gespräche mit Gästen aus allen Bereichen des Lebens bieten uns die Möglichkeit, einander näher kennenlernen und durch Telefonanrufe oder das Internet gibt es die Möglichkeit, Teil dieses Gesprächs zu werden und es mitzugestalten. Natürlich liegt unser Schwerpunkt im albanischen Programm in der Integration, aber ohne die eigene Kultur und das eigene Gedankengut zu verlieren, sondern durch sie zu neuen Fähigkeiten zu kommen, die uns dann ermöglichen, die Sprache dieses Landes zu verstehen und damit auch die Kultur und Gesetze der Republik Österreich kennenzulernen und auch mitzugestalten. Radio-Rina, das Radioprogramm in albanischer Sprache auf Helsinki FM 92.6 ist die gemeinsame Stimme der albanischen Vereine in der Steiermark „KAVSt“ Koordinationsrat der Albanischen Vereine in der Steiermark.

Radio Rina-Degjo Shqip
Te dieleve, çdo jave, 12.00 - 14.00

Nga fillimi i qershorit 2024:
Të shtunave, çdo javë, 17:00 - 18:00
Të dielave, çdo javë, ora 12:00 - 13:00

Informacion & Musikë ne gjihën shqipe
Programi ne gjuhën shqipe, ofron informacione për komunitetin shqiptar dhe për organizimet e saj në Steiermark dhe me gjerë. Nje theks i veçant i kushtohet integrimit, barazisë sociale e gjinore, trajtimit të ndërsjelltë me ata qe mendojnë ndryshe, mendimit kritik dhe vetëorganizimit të shoqerisë, kultivimin e kulturës dhe muzikës sonë shqiptare që shërben si urë lidhëse ndërmejt njerëzve. Bisedat me të ftuar nga të gjitha sferat e jetës mundësojne afrimin, bashkëbisedimin dhe njoftimin ndër ne. Gjithashtu kemi mundësinë që me anë të lidhjeve telefonike dhe internetit te bëhemi pjesë e debatit. Tema kryesore e programit në gjuhën shqipe padyshim eshte integrimi i komunitetit shqiptarë këtu ku ne jetojmë, por jo duke humbur gjuhën, kulturen dhe vlerat tona shpirtërore kombëtare. por duke i kultivuar ato dhe nëpërmjet tyre të aftësohemi dhe të krijojmë atë vlerë njerëzore e cila është në gjendje të mësoj gjuhën dhe traditat e vendit ku jeton dhe të bëhet pjese aktive e jetës së perditshme. Radio Rina-Degjo Shqip ne valët 92,6 FM Radio Hlesinki eshte zëri i perbashkët i shoqatave shqiptare ne Steiermark të bashkuara ne: KKShShSt. „Keshillin Koordienus te Shoqatave Shqiptare ne Steiermark“.

Keshillin Koordienus te Shoqatave Shqiptare ne Steiermark

 

Koordinationsrat der Albanischen Vereine in der Steiermark
Email: kkshshst@hotmail.com


Teile diese Seite!