Radio Rinia

Shefqet Balaj: Një Rrugëtim i Jashtëzakonshëm nga dhimbja te triumfi Kombëtar

Sendetermin 16.06.2024 12:00 bis 13:00
K P R sq
Talk/Diskurs

Intervistë në Radio Helsinki: Shefqet Balaj- Ambasador Kombi – Një Histori Dhimbjeje, Krenarie dhe Atdhedashurie


Në programin e gjuhës shqipe në Radio Helsinki, jemi të nderuar të mirëpresim z. Shefqet Balaj, një aktivist i palodhur dhe atdhetar i dëshmuar, i cili ka qenë në vijë të parë të çdo beteje për çështjet kombëtare. Duke nisur që nga shkolla e mesme, përmes universitetit, dhe gjatë gjithë demonstratave, deri sa u vendos në Austri, z. Balaj ka treguar një përkushtim të pashoq ndaj kauzës shqiptare.


Shefqet Balaj dhe rruga e tij drejt aktivizmit
Si student i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Universitetin e Prishtinës, z. Balaj iu bashkua shumë protestave. Ai ishte pjesë e grupit të studentëve që vizituan minatorët në Trepçë-Mitrovicë, duke treguar solidaritet dhe përkushtim të madh ndaj kauzës kombëtare.

Një dhimbje e thellë dhe një vendim i vështirë
Pas protestave, z. Balaj vendosi të kthehej në vendlindjen e tij në Deçan. Gjatë qëndrimit atje, ai mori lajmin tragjik për vrasjen e djalit të dajës së tij, Agim Kukleti, një jurist i diplomuar dhe dëshmor i kombit. Ky lajm e tronditi thellë dhe e detyroi të braktiste vendlindjen, duke u nisur drejt Austrisë për të qëndruar me babain e tij.


Integrimi dhe sukseset në Austri
Pas shumë sakrificave, Shefqeti filloi të integrohej në Horn-Linz. Me kalimin e kohës, ai hapi disa biznese të tijat, duke dëshmuar një profesionalizëm të lartë dhe arritur shumë suksese. Sot, ai është një nga sipërmarrësit më të suksesshëm dhe të respektuar në komunitetin shqiptar dhe austriak.


Angazhimi politik dhe përfaqësimi në Bruksel
Përveç sukseseve në biznes, z. Balaj ka qenë gjithmonë aktiv në çështjet kombëtare dhe politike. Ai vendosi të angazhohej politikisht dhe kandidoi si këshilltar në kuvendin komunal të Hornit. Pas dy mandateve të plota në Gemeinderat, ai tani ka mandatin e tretë në Stadtrat dhe është përfaqësues në EU-Gemeinderat në Bruksel, ku përfaqëson komunën e Hornit në Austri. Z. Balaj ka marr edeqmini nga qeveria shqiptare: Ambasador Kombi,per kontributin e tij te palodheshem per ceshtjen kombetare.

Një histori që meriton të dëgjohet
Z. Shefqet Balaj do të ndajë me ne përmes valëve të Radio Helsinki një histori të dhimbshme dhe shumë krenare për periudhën që ka kaluar dhe përjetimet e tij. Kjo intervistë premton të jetë një rrëfim i veçantë për dëgjuesit tanë, duke sjellë në dritë sakrificat, dhimbjet, dhe arritjet e një shqiptari të palodhur për kauzën kombëtare.
Mos harroni të na ndiqni në: Radio Helsinki Live Stream dhe përmes rrjeteve tona sociale.


Moderator
Anjeza llubani& Fatos Kryeziu

Information zur Sendereihe

Radio Rinia
Informationen & Musik in albanischer Sprache


Das in albanischer Sprache gestaltete Programm bietet Informationen über die albanische Gemeinschaft und seine Aktivitäten in der Steiermark. Der Schwerpunkt liegt auf Integration und es sollen Werte wie soziale Gerechtigkeit, respektvoller Umgang - auch mit Andersdenkenden, kritisches Denken und selbstbestimmte Gesellschaft vermittelt werden, sowie der Pflege unserer Musik und Kultur – welche als Brücke und Menschen verbindet – dienen. Gespräche mit Gästen aus allen Bereichen des Lebens bieten uns die Möglichkeit, einander näher kennenlernen und durch Telefonanrufe oder das Internet gibt es die Möglichkeit, Teil dieses Gesprächs zu werden und es mitzugestalten. Natürlich liegt unser Schwerpunkt im albanischen Programm in der Integration, aber ohne die eigene Kultur und das eigene Gedankengut zu verlieren, sondern durch sie zu neuen Fähigkeiten zu kommen, die uns dann ermöglichen, die Sprache dieses Landes zu verstehen und damit auch die Kultur und Gesetze der Republik Österreich kennenzulernen und auch mitzugestalten. Radio-Rina, das Radioprogramm in albanischer Sprache auf Helsinki FM 92.6 ist die gemeinsame Stimme der albanischen Vereine in der Steiermark „KAVSt“ Koordinationsrat der Albanischen Vereine in der Steiermark.

Radio Rina-Degjo Shqip
Te dieleve, çdo jave, 12.00 - 14.00

Nga fillimi i qershorit 2024:
Të shtunave, çdo javë, 17:00 - 18:00
Të dielave, çdo javë, ora 12:00 - 13:00

Informacion & Musikë ne gjihën shqipe
Programi ne gjuhën shqipe, ofron informacione për komunitetin shqiptar dhe për organizimet e saj në Steiermark dhe me gjerë. Nje theks i veçant i kushtohet integrimit, barazisë sociale e gjinore, trajtimit të ndërsjelltë me ata qe mendojnë ndryshe, mendimit kritik dhe vetëorganizimit të shoqerisë, kultivimin e kulturës dhe muzikës sonë shqiptare që shërben si urë lidhëse ndërmejt njerëzve. Bisedat me të ftuar nga të gjitha sferat e jetës mundësojne afrimin, bashkëbisedimin dhe njoftimin ndër ne. Gjithashtu kemi mundësinë që me anë të lidhjeve telefonike dhe internetit te bëhemi pjesë e debatit. Tema kryesore e programit në gjuhën shqipe padyshim eshte integrimi i komunitetit shqiptarë këtu ku ne jetojmë, por jo duke humbur gjuhën, kulturen dhe vlerat tona shpirtërore kombëtare. por duke i kultivuar ato dhe nëpërmjet tyre të aftësohemi dhe të krijojmë atë vlerë njerëzore e cila është në gjendje të mësoj gjuhën dhe traditat e vendit ku jeton dhe të bëhet pjese aktive e jetës së perditshme. Radio Rina-Degjo Shqip ne valët 92,6 FM Radio Hlesinki eshte zëri i perbashkët i shoqatave shqiptare ne Steiermark të bashkuara ne: KKShShSt. „Keshillin Koordienus te Shoqatave Shqiptare ne Steiermark“.

Keshillin Koordienus te Shoqatave Shqiptare ne Steiermark

 

Koordinationsrat der Albanischen Vereine in der Steiermark
Email: kkshshst@hotmail.com


Teile diese Seite!