Radio Rinia
Migena Buzra: Trendet e Reja në Cyber Security, Edukimi dhe e ardhmja!
Sendetermin 22.09.2024 12:00 bis 13:00Migena Buzra është CEO i FISA Academy, një institucion i përkushtuar ndaj inovacionit dhe edukimit në fushën e teknologjisë dhe sigurisë kibernetike. FISA Academy is not a platform and a rëndësishme për të mbështetur të rinjtë dhe profesionistët në avancimin e tyre përmes trajnimeve të specializuara dhe certifikimeve të njohura ndërkombëtarisht, duke krijuar një komunitet ku teknologjia dhe edukimi ndërthuren për të adresuar sfidat e së së së ardhmes.
Përveç angazhimit në FISA Academy, Migena mban edhe pozicionin e Drejtoreshës së Operacioneve në FIRST SHPK, një kompani që ofron zgjidhje të avancuara në fushën e sigurisë kibernetike, duke ndihmuar organizatat të mbrohen nga kërcënimet në rritje në hapësirën digjitale. Ekspertiza e saj përqendrohet në zhvillimin e strategjive për mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë e rrjeteve, duke vendosur standarde të larta në këtë sektor gjithnjë në zhvillim.
Me më shumë se një dekadë përvojë në menaxhimin operative dhe IT, Migena ka drejtuar me sukses departamente të rëndësishme të Teknologjisë së Informacionit, si në sektorin akademik ashtu edhe në sektorin privat. Ajo ka qenë pedagoge dhe drejtore e Departamentit të ICT-së në një nga universitetet kryesore të vendit, ku ka udhëhequr zhvillimin e njesise, ndjekjen e projekteve dhe mentoruar breza të rinj në teknologji.
Gjithashtu, Migena ka përvojë të konsiderueshme në rolet e menaxhimit të rrjeteve dhe të shërbimeve B2B, duke punuar më parë si Menaxhere e Qendrës së Menaxhimit të Rrjetit dhe e Bizneseve në nje nga ISP me te njohura ne shqiperi. Gjatë kësaj periudhe, ajo ka luajtur një rol kyç në garantimin e funksionimit të rrjeteve dhe ofrimin e zgjidhjeve për klientët e biznesit, si dhe në mbështetjen e operacioneve teknike dhe të klientëve.
Ekspertiza e saj e gjerë mbështetet nga një sërë certifikatash ndërkombëtare, duke përfshirë ITIL në menaxhimin e shërbimeve IT, ISO 9001 për auditimet e cilësisë dhe Cisco Certified Network Associate (CCNA). Ajo ka qenë gjithashtu bashkautore e disa publikimeve mbi përdorimin e teknologjisë për bizneset e vogla dhe mbi edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta përmes teknologjisë.
Vizionare dhe e përkushtuar ndaj zhvillimit të vazhdueshëm, Migena ka krijuar një ekosistem bashkëpunues që mundëson zhvillimin e sipërmarrësve dhe profesionistëve të rinj në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, duke nxitur përparimin e sektorit të sigurisë kibernetike dhe teknologjisë së informacionit në vend."
MODERATOR:
Anjeza Llubani, Dott. Dott., Mag.
Fatos Kryeziu, M.A.
Radio Helsinki - Graz
Information zur Sendereihe
Das in albanischer Sprache gestaltete Programm bietet Informationen über die albanische Gemeinschaft und seine Aktivitäten in der Steiermark. Der Schwerpunkt liegt auf Integration und es sollen Werte wie soziale Gerechtigkeit, respektvoller Umgang - auch mit Andersdenkenden, kritisches Denken und selbstbestimmte Gesellschaft vermittelt werden, sowie der Pflege unserer Musik und Kultur – welche als Brücke und Menschen verbindet – dienen. Gespräche mit Gästen aus allen Bereichen des Lebens bieten uns die Möglichkeit, einander näher kennenlernen und durch Telefonanrufe oder das Internet gibt es die Möglichkeit, Teil dieses Gesprächs zu werden und es mitzugestalten. Natürlich liegt unser Schwerpunkt im albanischen Programm in der Integration, aber ohne die eigene Kultur und das eigene Gedankengut zu verlieren, sondern durch sie zu neuen Fähigkeiten zu kommen, die uns dann ermöglichen, die Sprache dieses Landes zu verstehen und damit auch die Kultur und Gesetze der Republik Österreich kennenzulernen und auch mitzugestalten. Radio-Rina, das Radioprogramm in albanischer Sprache auf Helsinki FM 92.6 ist die gemeinsame Stimme der albanischen Vereine in der Steiermark „KAVSt“ Koordinationsrat der Albanischen Vereine in der Steiermark.
Radio Rina-Degjo Shqip
Te dieleve, çdo jave, 12.00 - 14.00
Nga fillimi i qershorit 2024:
Të shtunave, çdo javë, 17:00 - 18:00
Të dielave, çdo javë, ora 12:00 - 13:00
Informacion & Musikë ne gjihën shqipe
Programi ne gjuhën shqipe, ofron informacione për komunitetin shqiptar dhe për organizimet e saj në Steiermark dhe me gjerë. Nje theks i veçant i kushtohet integrimit, barazisë sociale e gjinore, trajtimit të ndërsjelltë me ata qe mendojnë ndryshe, mendimit kritik dhe vetëorganizimit të shoqerisë, kultivimin e kulturës dhe muzikës sonë shqiptare që shërben si urë lidhëse ndërmejt njerëzve. Bisedat me të ftuar nga të gjitha sferat e jetës mundësojne afrimin, bashkëbisedimin dhe njoftimin ndër ne. Gjithashtu kemi mundësinë që me anë të lidhjeve telefonike dhe internetit te bëhemi pjesë e debatit. Tema kryesore e programit në gjuhën shqipe padyshim eshte integrimi i komunitetit shqiptarë këtu ku ne jetojmë, por jo duke humbur gjuhën, kulturen dhe vlerat tona shpirtërore kombëtare. por duke i kultivuar ato dhe nëpërmjet tyre të aftësohemi dhe të krijojmë atë vlerë njerëzore e cila është në gjendje të mësoj gjuhën dhe traditat e vendit ku jeton dhe të bëhet pjese aktive e jetës së perditshme. Radio Rina-Degjo Shqip ne valët 92,6 FM Radio Hlesinki eshte zëri i perbashkët i shoqatave shqiptare ne Steiermark të bashkuara ne: KKShShSt. „Keshillin Koordienus te Shoqatave Shqiptare ne Steiermark“.
Keshillin Koordienus te Shoqatave Shqiptare ne Steiermark
Koordinationsrat der Albanischen Vereine in der Steiermark
Email: kkshshst@hotmail.com