Radio Rinia
Xhevdet Kallaba: Promotor i Bashkëpunimit Kosovë-Zvicër dhe Gazetar i Përkushtuar
Sendetermin 27.10.2024 12:00 bis 13:00
Xhevdet Kallaba,ka mbaruar Akademinë Pedagogjike në Gjilan dhe studime të gjuhës gjermane në Prishtinë, ka lënë gjurmë të thella në kulturë dhe gazetari. Një nga arritjet e tij të para ishte puna si koordinator dhe lektor në Radio-Televizionin e Prishtinës (1976-1990). Aktiv në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kamenicë, ai ishte pjesë e një familjeje intelektuale, ku babai i tij, Tefik Kallaba, kishte një rol të rëndësishëm në arsimimin e shqiptarëve në Kosovë. Babai i tij Tefik kallaba ishte mësues, i cili më 1948 hapi i pari shkollën fillore në Busavatë, për të punuar pastaj mësues në Kopërnicë, Hogosht, Geraj të Preshevës, Pogragjë dhe Koretin.
Në vitin 1996, Xhevdeti emigroi në Zvicër ku filloi të kontribuonte si gazetar për gazetën "Bota Sot", duke u bërë një figurë kyçe për komunitetin shqiptar në Zvicër. Ai themeloi gazetën mujore "Info Shqiptare", një burim i rëndësishëm për azilkërkuesit shqiptarë. Gjithashtu, bashkëpunoi me Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) për kthimin vullnetar të refugjatëve shqiptarë.
Një nga arritjet e tij më të spikatura ishte organizimi i projekteve kulturore mes Zvicrës dhe Kosovës, si p.sh. bashkëpunimi mes koreve shkollore nga Gjilani dhe Cyrihu. Kjo iniciativë, e dokumentuar nga një ekip filmik zviceran, theksoi rëndësinë e shkëmbimit kulturor.
Xhevdeti ka vazhduar të përkthente dhe publikonte, dhe projekti i tij më i fundit, libri "KALLABA – Gjurmë në Kujtesë", është një pasqyrë e veprimtarisë së familjes së tij dhe kontributit në historinë e Kosovës.
Në vitin 2019, për të festuar 40-vjetorin e marteses me bashkëshorten e tij, Nexhmijen, Xhevdeti ndërmori një udhëtim të paharrueshëm me veturë nga Rogana deri në Norvegji dhe anasjelltas. Gjatë këtij udhëtimi të veçantë, ata vizituan mbi 40 vende në Evropë, duke përshkuar 14,100 km në 28 ditë. Ky udhëtim ishte një shpërblim dhe dedikim për bashkëshorten e tij në këtë përvjetor të veçantë.
Aktualisht me vetëfinancim mban faqen e internetit: www.inforogana.com, dhe merret me publicistikë.
Na ndiqni në Radio Helsinki 92.6 FM: Nëse keni pyetje, mund të na dërgoni mesazh përmes WhatsApp-it në numrin: 06641090601 ose të telefononi drejtpërdrejt në studion e Radio Helsinkit- +43 0 31 6 83088080. Na ndiqni live: https://helsinki.at/livestream/
Moderator:
Fatos Kryeziu,M.A
Anjeza Llubani, Dott.Dott, Mag
Information zur Sendereihe
Das in albanischer Sprache gestaltete Programm bietet Informationen über die albanische Gemeinschaft und seine Aktivitäten in der Steiermark. Der Schwerpunkt liegt auf Integration und es sollen Werte wie soziale Gerechtigkeit, respektvoller Umgang - auch mit Andersdenkenden, kritisches Denken und selbstbestimmte Gesellschaft vermittelt werden, sowie der Pflege unserer Musik und Kultur – welche als Brücke und Menschen verbindet – dienen. Gespräche mit Gästen aus allen Bereichen des Lebens bieten uns die Möglichkeit, einander näher kennenlernen und durch Telefonanrufe oder das Internet gibt es die Möglichkeit, Teil dieses Gesprächs zu werden und es mitzugestalten. Natürlich liegt unser Schwerpunkt im albanischen Programm in der Integration, aber ohne die eigene Kultur und das eigene Gedankengut zu verlieren, sondern durch sie zu neuen Fähigkeiten zu kommen, die uns dann ermöglichen, die Sprache dieses Landes zu verstehen und damit auch die Kultur und Gesetze der Republik Österreich kennenzulernen und auch mitzugestalten. Radio-Rina, das Radioprogramm in albanischer Sprache auf Helsinki FM 92.6 ist die gemeinsame Stimme der albanischen Vereine in der Steiermark „KAVSt“ Koordinationsrat der Albanischen Vereine in der Steiermark.
Radio Rina-Degjo Shqip
Te dieleve, çdo jave, 12.00 - 14.00
Nga fillimi i qershorit 2024:
Të shtunave, çdo javë, 17:00 - 18:00
Të dielave, çdo javë, ora 12:00 - 13:00
Informacion & Musikë ne gjihën shqipe
Programi ne gjuhën shqipe, ofron informacione për komunitetin shqiptar dhe për organizimet e saj në Steiermark dhe me gjerë. Nje theks i veçant i kushtohet integrimit, barazisë sociale e gjinore, trajtimit të ndërsjelltë me ata qe mendojnë ndryshe, mendimit kritik dhe vetëorganizimit të shoqerisë, kultivimin e kulturës dhe muzikës sonë shqiptare që shërben si urë lidhëse ndërmejt njerëzve. Bisedat me të ftuar nga të gjitha sferat e jetës mundësojne afrimin, bashkëbisedimin dhe njoftimin ndër ne. Gjithashtu kemi mundësinë që me anë të lidhjeve telefonike dhe internetit te bëhemi pjesë e debatit. Tema kryesore e programit në gjuhën shqipe padyshim eshte integrimi i komunitetit shqiptarë këtu ku ne jetojmë, por jo duke humbur gjuhën, kulturen dhe vlerat tona shpirtërore kombëtare. por duke i kultivuar ato dhe nëpërmjet tyre të aftësohemi dhe të krijojmë atë vlerë njerëzore e cila është në gjendje të mësoj gjuhën dhe traditat e vendit ku jeton dhe të bëhet pjese aktive e jetës së perditshme. Radio Rina-Degjo Shqip ne valët 92,6 FM Radio Hlesinki eshte zëri i perbashkët i shoqatave shqiptare ne Steiermark të bashkuara ne: KKShShSt. „Keshillin Koordienus te Shoqatave Shqiptare ne Steiermark“.
Keshillin Koordienus te Shoqatave Shqiptare ne Steiermark
Koordinationsrat der Albanischen Vereine in der Steiermark
Email: kkshshst@hotmail.com