Radio Rinia
Bahtir Cakolli- Gazetar i Shquar dhe Zë i Vërtetë i Shqiptarëve Anembanë Botës
Sendetermin 14.09.2024 17:00 bis 18:00Të shtunën, më 14.09.2024, në orën 17:00, do të kemi kënaqësinë të mirëpresim mysafirin tonë të nderuar, BAHTIR CAKOLLI, nga Prishtina, Redaktor në RTV 21.
Bahtir Cakolli e nisi punën në moshën 17-vjeçare në Radio Prishtina. Gjatë karrierës së tij si gazetar, ka mbuluar shumë sektorë në fushën e gazetarisë. Gjatë luftës, ai ka ndjekur zhvillimet në terren duke raportuar për luftimet e UÇK-së dhe forcave serbe kudo në Kosovë. Pas ndërhyrjes së NATO-s, ka pasqyruar dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre duke vizituar refugjatët në Maqedoni dhe Shqipëri.
AI ka vazhduar aktivitetet si gazetar, duke raportuar për rimëkëmbjen e vendit pas shkatërrimit nga lufta. Përveç pasqyrimit të gjendjes politike, për katër vite ka realizuar emisionin humanitarian "Edhe unë jam Kosovë", duke prezantuar para publikut familje skamnore nga e gjithë Kosova. Falë këtij emisioni dhe mërgimtarëve, janë ndërtuar 176 shtëpi në shumë mjedise kosovare. Ai, për plot pesë vjet, ka realizuar emisionin "Me Shqiptarët e Turqisë", ku ka vizituar të gjitha qytetet turke ku jetojnë mbi 6 milionë shqiptarë dhe ka sjellë rrëfimet e tyre për dëbimin nga ish-Jugosllavia. Pas realizimit të 95 emisioneve, pas 100 vitesh, janë bashkuar 76 familje nga Kosova e Turqia që më herët nuk ishin njohur fare. Po ashtu, gazetari Bahtir Cakolli ka realizuar qindra emisione me mërgimtarët në Gjermani, Zvicër, Holandë, Belgjikë, Francë dhe shtete të tjera, për të informuar opinionin lidhur me integrimin e shqiptarëve në këto shtete dhe ruajtjen e traditave tona kombëtare.
Bahtir Cakolli ka realizuar edhe dhjetëra emisione në Luginën e Preshevës, Maqedoninë e Veriut, por edhe në Shqipëri. Për angazhimin e tij, Ministria e Diasporës disa herë e ka shpërblyer me çmime për reportazhet e suksesshme në diasporë, ndërsa në Turqi ka marrë çmimet më të larta nga komuniteti shqiptar për emisionet e realizuara. Editor Bahtir Cakolli tani është duke përgatitur botimin e librit "Me shqiptarët e Turqisë" dhe një film dokumentar për shqiptarët në Evropë dhe Luginën e Preshevës.
Për më shumë, na ndiqni në Radio Helsinki në frekuencat 92.6 MHz.
Për ata që jetojnë jashtë Grazit, mund të na dëgjoni edhe përmes rrjeteve sociale si Facebook dhe në internet në Radio Helsinki - Freies Radio Graz në linkun: https://helsinki.at/livestream. Numri ynë i telefonit është 0316 83088080.
Moderator:
Fatos Kryeziu, M.A.
Anjeza Llubani, Dott. Dott., Mag.
Information zur Sendereihe
Das in albanischer Sprache gestaltete Programm bietet Informationen über die albanische Gemeinschaft und seine Aktivitäten in der Steiermark. Der Schwerpunkt liegt auf Integration und es sollen Werte wie soziale Gerechtigkeit, respektvoller Umgang - auch mit Andersdenkenden, kritisches Denken und selbstbestimmte Gesellschaft vermittelt werden, sowie der Pflege unserer Musik und Kultur – welche als Brücke und Menschen verbindet – dienen. Gespräche mit Gästen aus allen Bereichen des Lebens bieten uns die Möglichkeit, einander näher kennenlernen und durch Telefonanrufe oder das Internet gibt es die Möglichkeit, Teil dieses Gesprächs zu werden und es mitzugestalten. Natürlich liegt unser Schwerpunkt im albanischen Programm in der Integration, aber ohne die eigene Kultur und das eigene Gedankengut zu verlieren, sondern durch sie zu neuen Fähigkeiten zu kommen, die uns dann ermöglichen, die Sprache dieses Landes zu verstehen und damit auch die Kultur und Gesetze der Republik Österreich kennenzulernen und auch mitzugestalten. Radio-Rina, das Radioprogramm in albanischer Sprache auf Helsinki FM 92.6 ist die gemeinsame Stimme der albanischen Vereine in der Steiermark „KAVSt“ Koordinationsrat der Albanischen Vereine in der Steiermark.
Radio Rina-Degjo Shqip
Te dieleve, çdo jave, 12.00 - 14.00
Nga fillimi i qershorit 2024:
Të shtunave, çdo javë, 17:00 - 18:00
Të dielave, çdo javë, ora 12:00 - 13:00
Informacion & Musikë ne gjihën shqipe
Programi ne gjuhën shqipe, ofron informacione për komunitetin shqiptar dhe për organizimet e saj në Steiermark dhe me gjerë. Nje theks i veçant i kushtohet integrimit, barazisë sociale e gjinore, trajtimit të ndërsjelltë me ata qe mendojnë ndryshe, mendimit kritik dhe vetëorganizimit të shoqerisë, kultivimin e kulturës dhe muzikës sonë shqiptare që shërben si urë lidhëse ndërmejt njerëzve. Bisedat me të ftuar nga të gjitha sferat e jetës mundësojne afrimin, bashkëbisedimin dhe njoftimin ndër ne. Gjithashtu kemi mundësinë që me anë të lidhjeve telefonike dhe internetit te bëhemi pjesë e debatit. Tema kryesore e programit në gjuhën shqipe padyshim eshte integrimi i komunitetit shqiptarë këtu ku ne jetojmë, por jo duke humbur gjuhën, kulturen dhe vlerat tona shpirtërore kombëtare. por duke i kultivuar ato dhe nëpërmjet tyre të aftësohemi dhe të krijojmë atë vlerë njerëzore e cila është në gjendje të mësoj gjuhën dhe traditat e vendit ku jeton dhe të bëhet pjese aktive e jetës së perditshme. Radio Rina-Degjo Shqip ne valët 92,6 FM Radio Hlesinki eshte zëri i perbashkët i shoqatave shqiptare ne Steiermark të bashkuara ne: KKShShSt. „Keshillin Koordienus te Shoqatave Shqiptare ne Steiermark“.
Keshillin Koordienus te Shoqatave Shqiptare ne Steiermark
Koordinationsrat der Albanischen Vereine in der Steiermark
Email: kkshshst@hotmail.com