Zero

Rrugët e Heshtura të Shpresës | The Silent Paths of Hope

Sendetermin 15.01.2025 17:30 bis 18:00
P
Talk/Diskurs

Programi "Zero" - Radio Helsinki, 92.6 MHz.

Më shumë se një mundësi për të dëgjuar, "Zero" është një udhëtim i paharrueshëm që eksploron fillimet e reja dhe historitë e emigrantëve që kanë nisur gjithçka nga e para.

Në episodin e kësaj jave, Prof. Ass. Dorian Jano, kërkues shkencor i projektit ECR SOLROUTES, na sjell gjetje të rëndësishme mbi rolin e solidaritetit dhe normave kulturore në përvojat e migracionit shqiptar. Për më shumë, ne po lançojmë edhe radionovelën tone Rrugëtime Kurbeti – histori të jetuara, nga njerëz që kanë ndërtuar jetën e tyre nga zero.
Cilat janë arsyet që na shtyjnë të largohemi nga atdheu? Ëndrra, nevoja apo dëshira për ndryshim? Ne do t’i përgjigjemi këtyre pyetjeve dhe do të ndajmë me ju momente të fuqishme të atyre që kanë kaluar këtë udhëtim.

“Zero” në Radio Helsinki, çdo të merkure, ora 17.30, për të dëgjuar rrëfime që frymëzojnë dhe që na kujtojnë se çdo fund është mundësi për një fillim të ri.

Moderatorët:
Anjeza Llubani, Dott. Dott.mag
Fatos Kryeziu, M.A

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Program "Zero" – Radio Helsinki, 92.6 MHz

More than just a listening opportunity, Zero is an unforgettable journey exploring new beginnings and the stories of emigrants who have rebuilt their lives from scratch.


In this week’s episode, Prof. Ass. Dorian Jano, a research fellow for the ECR SOLROUTES project, presents important findings on the role of solidarity and cultural norms in the experiences of Albanian migration. Additionally, we are launching our radio drama Journeys of Exile - lived stories from those who have started over from zero.
What drives us to leave our homeland? Dreams, necessity, or the desire for change? We will explore these questions and share powerful moments from those who have taken this journey.


Tune in to Zero on Radio Helsinki every Wednesday at 17:30 to hear stories that inspire and remind us that every ending is an opportunity for a new beginning.

Hosts:
Anjeza Llubani, Dott. Dott.mag
Fatos Kryeziu, M.A

Information zur Sendereihe

Zero
Zero – The Art of New Beginnings

 

"Zero" është një hapësirë ku fillimet e reja janë të mundshme dhe ku zhurmat e botës transformohen në një melodi reflektimi të thellë. Ky program është një simbol i kthimit në burimin e pastër të krijimtarisë, ku ide të reja lindin pa kufizime. Ai paraqet një hapësirë për dialog, duke nisur çdo episod nga një pikë neutrale, nga "zero," me një perspektivë të hapur dhe të freskët. Qëllimi është të krijojmë një mjedis ku paragjykimet dhe pritshmëritë tejkalohen, duke ftuar dëgjuesit të përfshihen në një udhëtim reflektues dhe zbuluese.

Kjo është një mundësi për të shqyrtuar temat që ndikojnë në jetën tonë dhe shoqërinë, duke ofruar mundësi për thellim dhe analizë.

Çdo fillim i ri është një akt krijimi dhe një sfidë për të rindërtuar vetveten

Moderohet nga Anjeza Llubani, Dott. Dott.mag dhe Fatos Kryeziu, M.A
 
 
"Zero" is a space where new beginnings are possible and where the noises of the world transform into a melody of deep reflection. This program is a symbol of returning to the pure source of creativity, where new ideas emerge without limitations. It presents a space for dialogue, starting each episode from a neutral point, from "zero," with an open and fresh perspective. The goal is to create an environment where prejudices and expectations are surpassed, inviting listeners to engage in a reflective and exploratory journey.

This is an opportunity to examine topics that affect our lives and society, offering opportunities for depth and analysis.

Every new beginning is an act of creation and a challenge to rebuild oneself.

Hosted by Anjeza Llubani, Dott. Dott.mag, and Fatos Kryeziu, M.A
 
 

 

Anjeza Llubani,Dott.Dott,mag.
Fatos Kryeziu, M.A


Teile diese Seite!