Zero

Nga Prishtina në Graz – Rrugëtimi i një Mjekeje të Përkushtuar

Sendetermin 12.03.2025 17:30 bis 18:00
P sq de en
Talk/Diskurs

E ftuar në programin "Zero" në Radio Helsinki 92.6–

OÄ Dr. Fatmire Seifert Më 12 mars 2024, nga ora 17:30 deri në 18:00, në programin e gjuhës shqipe "Zero" në Radio Helsinki do të kemi kënaqësinë të presim OÄ Dr. Fatmire Seifert, një mjeke e njohur pediatre me një karrierë të shquar në Graz- Austri.

OÄ Dr. Seifert erdhi në Graz në vitin 1995 për të ndjekur studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Kliniken Univerzitare te Mjekesise ne Graz-it. Pas diplomimit, ajo filloi punën e saj praktike në spitalin LKH Graz dhe më pas përfundoi specializimin në pediatri në Univ.-Klinik für Kinder und Jugendheilkunde Pädiatrische Sonographie- Graz.

Përveç kësaj, ajo ka ndjekur edhe një specializim në sonografi, fushë në të cilën vazhdon të kontribuojë me përkushtim në Univ.-Klinik für Kinder und Jugendheilkunde Pädiatrische Sonographie- Graz Në komunitetin shqiptar në Austri, OÄ Dr. Fatmire Seifert njihet si një mjeke e përkushtuar dhe profesioniste e shkëlqyer.

Për vite me radhë, shumë fëmijë shqiptarë kanë marrë kujdesin e saj mjekësor, dhe prindërit e tyre e vlerësojnë jashtëzakonisht kontributin dhe përkushtimin e saj në këtë fushë kaq të rëndësishme. OÄ Dr. Seifert është e martuar dhe jeton në Gratkorn me familjen e saj.

Ajo ka një lidhje të fortë me vendlindjen dhe udhëton shpesh në Kosovë, ku ka kaluar një pjesë të rëndësishme të jetës dhe ka ndjekur disa vite të studimeve në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Bashkohuni me ne më 12 mars- 17:30-18:00 në Radio Helsinki 92.6 livestream për të dëgjuar më shumë rreth rrugëtimit të saj profesional, përvojave dhe kontributit të saj në shëndetin e fëmijëve!

Moderator:

Fatos Kryeziu

Anjeza Llubani

Information zur Sendereihe

Zero
The Art of New Beginnings

 

"Zero" është një hapësirë ku fillimet e reja janë të mundshme dhe ku zhurmat e botës transformohen në një melodi reflektimi të thellë. Ky program është një simbol i kthimit në burimin e pastër të krijimtarisë, ku ide të reja lindin pa kufizime. Ai paraqet një hapësirë për dialog, duke nisur çdo episod nga një pikë neutrale, nga "zero," me një perspektivë të hapur dhe të freskët. Qëllimi është të krijojmë një mjedis ku paragjykimet dhe pritshmëritë tejkalohen, duke ftuar dëgjuesit të përfshihen në një udhëtim reflektues dhe zbuluese.

Kjo është një mundësi për të shqyrtuar temat që ndikojnë në jetën tonë dhe shoqërinë, duke ofruar mundësi për thellim dhe analizë.

Çdo fillim i ri është një akt krijimi dhe një sfidë për të rindërtuar vetveten

Moderohet nga Anjeza Llubani, Dott. Dott.mag dhe Fatos Kryeziu, M.A
 
 
"Zero" is a space where new beginnings are possible and where the noises of the world transform into a melody of deep reflection. This program is a symbol of returning to the pure source of creativity, where new ideas emerge without limitations. It presents a space for dialogue, starting each episode from a neutral point, from "zero," with an open and fresh perspective. The goal is to create an environment where prejudices and expectations are surpassed, inviting listeners to engage in a reflective and exploratory journey.

This is an opportunity to examine topics that affect our lives and society, offering opportunities for depth and analysis.

Every new beginning is an act of creation and a challenge to rebuild oneself.

Hosted by Anjeza Llubani, Dott. Dott.mag, and Fatos Kryeziu, M.A
 
 

 

Anjeza Llubani,Dott.Dott,mag.
Fatos Kryeziu, M.A


Teile diese Seite!